Një i moshuar ka humbur tragjikisht jetën në Lushnje, teksa është rrëzuar nga biçikleta. Policia njofton se ka ndërruar jetë në spital shtetasi L. Ç., 74 vjeç, banues në fshatin Ardenicë të Lushnjes.
Njoftimi i policisë:
Në datën 01.05.2018, rreth orës 16:35, në Spitalin Rajonal Fieri, ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi L.Ç, 74 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, Lushnje, i cili është rrëzuar nga biçikleta.
Rreth orës 17:00 shtetasi L.Ç ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Komento