DURRËS-Një 55-vjeçar, punonjës në portin e Durrësit është rrëzuar nga shkallët e një anieje, e për pasojë ka mbetur i plagosur.
Bëhet fjalë për 55 vjeçarin me inicialet Sh.L., banues në lagjen 11 Durrës.
55-vjeçari është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur mjekësor. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento