KRUJË- Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga skela teksa po punonte pa leje në banesën e 46 vjeçarit Lulzim Koni. Fatkeqësisht 28 vjeçari Erlind Gazheli është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, Lulzim Konin dhe ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ndërtuese 39 vjeçarin me iniciale R. H.

Pronari i shtëpisë në Krastë të Krujës ishte dënuar më parë për veprën penale "Ndërtim pa leje". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
Ra nga skela dhe humbi jetën teksa po punonte, kush është punëtori 28 vjeçar (FOTO)

Erlind Gazheli është 28 vjeçari i cili humbi jetën teksa po punonte në banesën e Lulzim Konit. Ky i fundit po bënte punime pa leje në shtëpinë e tij.

Report Tv, ka siguruar foton e punëtorit Erlind Gazheli, i cili u rrëzua nga skela dhe humbi jetën.

1599554010_erigazheli.jpg