Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 251 raste të reja me koronavirus nga 1,766 testime të kryera. Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,246 persona duke e çuar numrin e të të shëruarve në 248,882 prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në të gjithë vendin raportohet se janë 12,606 raste aktive me koronavirus.
Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të rasteve të reja dhe rritje të numrit të viktimave.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.
Statistika (07 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 251
Të shëruar në 24 orë 1246
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1766
Testime totale 1,695,141
Raste pozitive 264,875
Raste të shëruara 248,882
Raste Aktive 12,606
Humbje jete 3,387
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4887
Fier 1596
Shkodër 1347
Vlorë 856
Elbasan 832
Gjirokastër 765
Berat 668
Lezhë 501
Korçë 459
Durrës 326
Kukës 265
Dibër 104