Bie opinioni publik ndaj pritjes së migrantëve

/ATSH-AFP/ - Suedezët janë gjithnjë e më shumë të ftohtë ndaj çështjes së pritjes së migrantëve në vendin e tyre, që përballet me një fluks në rritje të azilkërkuesve, sipas një sondazhi të institutit "Sifo" të publikuar të hënën.
Nga data 2 deri në 8 nëntor, më shumë se 10 mijë persona kanë kërkuar azil, një rekord i ri, duke e çuar në 122 mijë numrin e kërkesave të paraqituar që prej fillimit të vitit, ndërkohë që vetëm këtë vit pritet të strehohen deri në 190 mijë migrantë.
Prej shumë kohësh opoinioni publik suedez ka qenë pro pritjes së refugjatëve, por kjo situatë po ndryshon vazhdimisht me numrin që vjen në rritje të azilkërkuesve.
Sipas sondazhit të "Sifo"-s, të paktën 41 për qind e të pyeturve janë për reduktimin e levjeve për qëndrim ndërkohë që ishin vetën 29 për qind në shtator.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan për spiunazh pasi hynë në Uzinën e Armëve Gramsh, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim