Bie pista e Zvicrës, Kombëtarja kuqezi turne miqësor me katër skuadra! Përfundon në Afrikë para 'Gjermani 2024'

Bie pista e Zvicrës, Kombëtarja kuqezi turne miqësor me katër skuadra! Përfundon në Afrikë para 'Gjermani 2024'

Kombëtarja kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e fazës finale të Euro 2024 që do zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrikun e vitit që vjen në Gjermani. Të ndodhur në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, kuqezinjtë po kërkojnë kundërshtarë për datat e lira të FIFA-s, në mënyrë që trajneri Sylvinho të shikojë gjendjen e ekipit.

Në plan ka dalë edhe një turne miqësor që duhet të zhvillohet në Algjeri në muajin mars. Mediet algjeriane tregojnë se veç kombëtares së tyre, pjesë e këtij turneu do jenë edhe Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Bolivia.

FSHF-ja ishte duke punuar për dy pista miqësoresh në mars, me Turqinë dhe Zvicrën që për momentin janë rrëzuar. Në të tilla kushte organizmi i futbollit në vend duhet të mendojë t'i ofrojë miqësore trajnerit Sylvinho.

Turneu në Afrikë pritet të jetë me dy takime. Në bazë të një shorti të hedhur rastësisht, skuadrat do përballen në gjysmëfinale dhe më pas në finale, teksa do ketë edhe një takim për vendet tre dhe katër. Kështu, Shqipëria mund ta nisë aventurën "Gjermani 2024" nga Afrika.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)