Si të mos mjaftonte humbja 1-2 me përmbysje të dielën kundër Egnatias, për Tiranën ka ardhur një tjetër goditje. FIFA ka zyrtarizuar se bardheblutë kanë humbur një tjetër çështje si pasojë e pagave të prapambetura. Për Tiranën kjo është çështja e katërt që humbet vetëm në muajin tetor, ndërsa një tjetër ka ndodhur në shtator.
Për pasojë kryeqytetasit e kanë merkaton e mbyllur, ndërsa në rast se duan të përforcohen në janar duhet të lëvizin shpejt për të zgjidhur çështjet.
Ditët e fundit kanë qenë të vështira për klubin bardheblu, pasi në 3 ndeshjet e fundit në Superligë kanë marrë vetëm 1 pikë. Dy duele të tjera janë humbur. Megjithatë Tirana e Klafuric për momentin nuk është në zonën e ftohtë të renditjes. Ndryshe nga vitet e kaluara kur ka luftuar deri në javët e fundit për të mbijetuar. Gjithsesi edhe ky sezon nuk premton shumë.
Vendimet e FIFA-s












Komente
Komento