Bie pre e 'keqinformimit mediatik'
revoltohet moderatorja shqiptare
 

Bie pre e 'keqinformimit mediatik'<br />revoltohet moderatorja shqiptare<br /> 
Prezantuesja e Top Albania Radio, Dojna Mema ka rënë pre e një 'keqinformimi mediatik'. Paraditen e sotme, disa portale publikuan një lajm, sipas të cilit, Dojna ka rruajtur kokën. E interpretuar si një fushatë sensibilizuese nga ana e saj, ose thjesht një trend, këto portale u nisën nga një video e publikuar nga Mema në Instagram, ku shfaqej 'një kokë' duke u qethur.

Koka e cila u mendua si e 23-vjeçares, ishte në fakt koka e Sara Kapos, vajzës së Ema Andreas, e cila është bërë pjesë e një dokumentari me regji të moderatores së Top Fest-it të fundit. 

"Jo nuk kam rruar kokën! Jo nuk kisha qenë ndonjëherë në portale për atë çfarë vesh,zhvesh apo rruaj! Meqë shkruajtët pa një konfirmim, në përgënjeshtrim shtoni edhe se ajo kokëkrisura pa flokë është Sara Kapo që mbylli sot xhirimet e fundit për një dokumentar me regji timen. Publikohet në 12 Korrik, prandaj do kujdesem të lyej flokët e bardhë atë ditë që shkarazi të flitet edhe për pak art mes "e rrujti se rrujti"," ka shkruar Dojna në një video pa koment të publikuar në Instagram, ku shfaqet e veshur me një bluzë që shkruan "No Sense" (pa kuptim), duke i dhënë një përgjigje përfundimtare lajmit rreth saj.

Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar