Bie 'Republika e bindjeve', rikthehet Kushtetuta

Bie 'Republika e bindjeve', rikthehet Kushtetuta

Meta, Lleshaj dhe Rama

Presidenti Ilir Meta i dha fund betejës politike për të bllokuar emërimin e Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm, pasi kryeministri Edi Rama ja lehtësoi alibinë me një arsye të paqënë, lidhur me heqjen dorë paraprakisht të zotit Lleshi, nga grada “Gjeneral”.

Në fakt, presidenti i hapi rrugë dekretimit, qyshkurse pranoi të marrë në shqyrtim kërkesën e dytë të kryeministrit për të njëjtin emër, një praktikë e pazakontë dhe e pandodhur kurrë më parë në historinë e vendit, por që ishte e imponuar nga vendimi, po ashtu i pazakontë i presidentit Meta.

Marrja në konsideratë e dekretit të dytë, duket se ishte një hapje rruge për të gjetur disa alibi të tjera deri në firmosje, të cilat me sa duket Rama nuk ja kurseu.

SHBA dhe BE, e bënë të qartë që kërkonin një ministër funksional, ndërkohë që Uashingtoni pret ta njohë nga afër ministrin e Brendshëm, në një vizitë atje. Dhe duket që kërkesa e dytë e kryeministrit Rama, ishte më shumë ndihmë për presidentin Meta, se sa për ministrin Lleshi.

Historia e kësaj krize në fakt do mbyllet në mënyrë përfundimtare, kur Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ankesën e qeverisë, lidhur me mosdekretimin nga ana e presidentit “për shkak të bindjeve”, duke rishkruar Kushtetutën në këtë nen dhe duke i dhënë shkas shumicës të gjykojë tentativën anti-kushtetuese të presidentit.

Por tani që kriza është zgjidhur, vlen të theksohet fakti se mos hapja rrugë nga ana e qeverisë ndaj Metës, për të mos e dekretuar ministrin e Brendshëm, është një vendim i cili i ka kursyer Shqipërisë një spirale të frikshme krize, që mund ta shoqëronte në vite, duke deformuar në thelb kompetencat e presidentit dhe duke e lejuar atë, të marrë pjesë në jetën politike të vendit, duke i ikur detyrimit kushtetues që ka, për të qenë mbi palët.

Provokimi për të kërkuar një kandidat të dytë, dhe për ta pranuar atë menjëherë, po për shkak të “bindjeve”, do të ishte fatalitet.

Për vite të tëra, presidenti i Shqipërisë, edhe pas Ilir Metës, do të kthehej në një padron të shumicës politike në vend, duke zhvlerësuar votën popullore dhe duke hyrë deri dhe në luftën e klaneve politike, nëse do të ishte i së njëjtës parti me qeverinë.

Në një farë mënyre, akti i presidentit Meta ishte një përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë, në emër të bindjeve të opozitës, dhe për të diktuar më pas përbërjen e qeverisë sipas atij precedenti.

Nuk e dimë ende nëse ky ishte vendim i tij për t’u bërë lider real i opozitës, apo një plan i përbashkët, por u bë e qartë që ai ishte një vendim politik, i cili nisi me deklarata të pazakonta ekstreme për një president, siç qe betimi që nuk do ta linte Edi Ramën të bëhej sekretari i Parë, dhe përfundoi vetë sikur të ishte Haxhi Lleshi.

Vendosmëria e qevevrisë për të mos i hapur rrugë dhe më pas maturia për t’i lënë shteg të hapur presidentit që të ndjehej i sqaruar për ta dekretuar, edhe pse një dekret i dytë është i pazakontë, janë arsyet që shpëtuan krizën politike dhe rifutën vendin në ligjshmëri kushtetuese, duke rrëzuar “Republikën e bindjeve”.

Presidenti bëri mirë që gjeti fuqi t’i ikte këshillave të delirantëve që e rrethojnë, që nga ata, që si argument kishin faktin se Sandër Lleshin e njihnin kur ishte në PD dhe ishte i poshtër, se nuk kishte pranuar që Fahriu të konvertohej në katolik, deri tek ata që i tregojnë shtigjet e Kushtetutës me lehtësinë që i tregojnë shtigjet e staneve.

I vetmi kuriozitet tani është të presim çdo thotë sërish Sali Berisha. Jo për të kuptuar Kushtetutën, por për të kuptuar çfarë ndikimi ka pasur në qëndrimin e mëparshëm të presidentit Meta, pasi argumentoi ligjshmërinë e “Republikës së bindjeve”, si e drejtëe presidentit. Të kuptojmë kush e ka bindur, ai apo Kushtetuta./ TEMA 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kur na vjen likja nga stani: 17/11/2018 10:59

    Deshi s'deshi e firmosi dekretin,pavaresisht se Berishovic padrinoja i ka thene te kunderten.Por, me vizitorin e staneve te veriut etj etj akoma ka pune populli yne dhe kjo fale moshes se tij te re dhe karakterit te tij te degjeneruar,te cilin populli yne e njeh mire.Likja qimen e nderron,por zakonin s'e harron, e ka ne gen.Vetem nese organet e reja te drejtesise e mberthejne do shpetojme nga ai dhe koha do na tregoje.Por me e lige se likja eshte e shoqja,me demek zonja e pare,kryetare e leshelise me nje cizme.Eshte e papermbajtur dhe nuk ngopet edhe sikur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion