Një zjarr ka rënë nga rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, në katin e katërt të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.