Bie zjarr në 'mushkërinë' e Elbasanit, për 3 orë flakët në Krastë shkrumbojnë një sipërfaqe të madhe me pisha (VIDEO)

ELBASAN-Pas tre orëve luftë me flakët, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur që të shuajnë zjarrin që përfshiu mesditen e sotme zonën e Krastës.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, raporton se si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me pisha. Për disa orë maja e malit të u mbulua nga shtëllunga të mëdha tymi, ku era ndikonte në përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Ky zjarr dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Krasta cilësohet ndryshe edhe si mushkëria e qytetit ndërsa, zjarri i rënë rrezikon edhe depon kryesore të ujit që furnizon qytetin.

Një zjarr tjetër ra ditën e djeshme në Samur të Elbasanit. Ky zjarr u shua pas 5 orësh ndërhyrje nga toka. Po ashtu një zjarr i madh i rënë në Lurë dogji dy banesa të pabanuara

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi