Zjarri djeg pyjet e Dibrës/ Shkrumbohen dy banesa, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

DIBËR-  Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës, ku kërkohet ndërhyrje alarmante pasi flakët kanë shkrumbuar dy banesa në fshatin Vlashaj dhe po rrezikojnë që të djegin të tjera. Fatmirësisht të dy banesat ishin të pabanuara dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Këto vatra zjarri vijojnë të djegin pyjet e maleve të Lurës prej tre ditësh. ndërsa situata është alaramante edhe në malësinë e Bulqizës.

Deri më tani si pasojë e zjarrit janë djegur të paktën 10 ha pyje e shkurre. Banorët të alarmuar  kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi zjarri nuk mund të shuhet nëpërmjet tokës për shkak të terrenit të vështirë.

Përveç vatrës në fshatin Vlashaj të Lurës, vatra tjetër e zjarrit është në Shupenzë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë.

Edhe në këtë fshat zjarri po u afrohet banesave dhe besohet se janë djegur rreth 5 ha.

Ndërkohë pranë vatrave të zjarrit ku kanë patur mundësi për të kaluar kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe policia të cilët po mundohen të izolojnë flakët. Po ashtu kanë ndërhyrë edhe emergjencat civile të cilat bëjnë me dije se nuk ka patur deri më tani ndërhyrje nga ajri, por nëse situata do të rëndohet, nuk përjashtohet si mundësi për të shuar flakët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt