Zjarr në një banesë në Kalanë e Elbasanit, katër zjarrfikëse në luftë me flakët, rrezikohet një hotel (VIDEO)

Një zjarr ka rënë brenda në një banesë në lagjen e Kalasë së Elbasanit. Flakët kanë përfshirë një banesë të vjetër e cila nuk banohej prej disa vitesh dhe ishte e shkatërruar, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur mbi zonën përreth. Për shkak se në 'Lagjen Kala' të Elbasanit ndërtimi i shtëpive është ngjitur me njëra tjetrën zjarri rrezikon që të përfshijë edhe banesa të tjera. Ngjitur me vatrën e zjarrit ndodhet edhe një hotel 'Hotel Guri' që rrezikon të përfshihet nga flakët.
 

Për të shuar zjarrin që ka rënë në banesën në Kalanë e Elbasanit kanë shkruar katër zjarrfikëse. Për shkak të terrenit, autobotet e zjarrfikëses kanë tentuar që të shuajnë zjarrin duke i hedhur ujë nga larg, por nuk kanë mundur të arrijnë tek vatra.  Gjatë këtij incidenti ka patur persona të shumtë. Ndërsa shkurret që ishin në godinë kanë favorizuar akoma më shumë zjarrin. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa pritet që policia dhe grupi hetimor të zbardhi ngjarjen e plotë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • viktor kavaja: 01/07/2019 21:43

    ua sa keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH