Një shtëpi ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristaq Mane”, dhe zjarri i rënë në shtëpinë e shtetasit R.P., ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.