Idhulli i adoleshentëve Justin Bieber është sulmuar nga një fans gjatë koncertit të mbajtur në Dubai.
Këngëtari po zhvillon turin e tij muzikor në shtete të ndryshme.

Në momentin që Bieber po performonte një nga këngët e tij një fans i “çmendur” është ngjitur në skenë duke hedhur përmbys pianon e këngëtarit.
Bieber ka arritur ta menaxhojë situatën duke u larguar nga fansi i tërbuar.

Sipas raportimeve ai është ndjerë i tmerruar, por pavarësisht kësaj ka arritur të përfundojë përformancën, pasi kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, të cilët e kanë larguar djalin e panjohur.
Fansat kanë filmuar momentin e sulmit ndaj Bieber duke i postuar videot në rrjetin social Twitter.

Pamjet tregojnë qartë atë që ka ndodhur me fansin e zemëruar në momentin që është ngjitur në skenë.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com