Tre muajit e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8 %.
Në muajin Mars 2022 numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po sipas të dhënave të INSTAT në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.
'Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021.'- thuhet në të dhënat e INSTAT.
Aksidentet rrugore, në 93,1 % të rasteve, në muajin mars 2022, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 - 34 vjeç, duke zënë 29,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
'Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 43,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.’- vlerëson INSTAT.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.7%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 1690
Lajme të tjera
-
Në 2022, më pak të punësuar me pagë, u rrit vetëpunësimi! INSTAT: Vitin e kaluar informaliteti në tregun e punës arriti 28%
5 Dhjetor, 16:01
-
Shkodër/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset rëndë 27-vjeçarja, u desh tre orë ta nxirrnin nga mjeti! Të lënduara edhe 2 vajza të tjera (VIDEO)
3 Dhjetor, 16:21
-
Makina përplasi policin te vijat e bardha në Durrës, Balla: Do propozoj paketë ligjore për të goditur më ashpër shkelësit e rregullave të qarkullimit
1 Dhjetor, 13:12
-
Aksident në Bulqizë, makina përplaset me autobusin, plagoset 61-vjeçari
30 Nëntor, 10:11
-
Sarandë/ U aksidentua gjatë natës dhe u largua pa pritur policinë, nën hetim punonjësi rumun i FRONTEX! Makina përfundoi e përmbysur në rrugë (FOTO)
29 Nëntor, 09:30
-
Aksidenti i 3 të miturve me makinë në Sarandë, ndërron jetë në spital pas 6 ditësh 14-vjeçari! Në pranga pronari i mjetit, babai i njërit prej djemve
27 Nëntor, 09:35
-
Sarandë/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi, vdes në vend 34-vjeçari
25 Nëntor, 08:05
-
Në 9 muaj u dhanë 1299 leje ndërtimi, 294 më shumë se vjet! Ulet numri i ndërtimeve në Tiranë, dyfishohen në Durrës
24 Nëntor, 21:03
-
Fasoneria letër qeverisë: Po humbim 9 mln euro në muaj! Prençe: 50 punonjës po largohen çdo ditë nga sektori! Pro-eksport: Të kompensohemi për humbjet nga rënia e euros
24 Nëntor, 12:45
-
Lushnjë/ Makina fluturon disa metra në ajër dhe përplaset me betonin e nënkalimit, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit (VIDEO)
23 Nëntor, 19:03
-
Tiranë/ Shoferi hapi aksidentalisht derën e autobusit, lëndohet 78-vjeçarja, në pranga drejtuesi i mjetit
23 Nëntor, 12:28
-
'Babai në burg, i biri në intubim!' Arrestohet pronari i benzit të aksidentuar në Sarandë, i dha djalit 14 vjeç makinën, me 2 shokët e mitur përfundoi në përrua
22 Nëntor, 08:26
Këta numërojnë vetëm aksidentet me pasoja!! Kodi penal ka nenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që i përfshin të gjitha! Sa janë raste të tilla?!
Përgjigju