Bien drastikisht eksportet  
17,6% ulje në raport me 2014

Bien drastikisht eksportet  <br />17,6% ulje në raport me 2014
TIRANE- Eksportet kanë shënuar një rënie drastike gjatë muajit gusht, duke u ulur me 17,6 % në krahasim na bazë vjetore dhe 32,1 % në krahasim me Korrik 2015. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe importet, të cilët kanë rënë me 10,3 % në krahasim me Gusht 2014 dhe 23,6 % në krahasim me Korrik 2015. Të dhënat vijnë përmes raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme, sipas të cilit rënia kryesore i detyrohet grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

“Në muajin Gusht 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 15 mld lekë, duke u ulur me 17,6 % në krahasim me Gusht 2014 dhe 32,1 % në krahasim me Korrik 2015. Importet e mallrave në muajin Gusht 2015 arritën vlerën 40 mld lekë, duke u ulur me 10,3 % në krahasim me Gusht 2014 dhe 23,6 % në krahasim me Korrik 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 25 mld lekë, duke u ulur me 5,0 % krahasuar me Gusht 2014 dhe 17,2 % në krahasim me Korrik 2015”, thekson INSTAT në raport.

Grupet në rënie
Ulja vjetore e eksporteve prej 17,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -17,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,7 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre me -0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +2,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,05 pikë përqindje.

Ulja vjetore e importeve prej 10,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -8,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +0,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje.

Vendet partnere
Sipas INSTAT, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2014 janë: Italia me 3,6 %, Kosova me 4,1 % dhe Maqedonia me 10,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja me 7,4 %, Gjermania me 49,5 % dhe Greqia me 0,6 %. Në muajin Gusht 2015, vendet e me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2014 janë: Turqia me 26,2 %, Rusia me 9,7 % dhe Kroacia me 114,6 %.

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 7,7 %, Greqia me 35,9 % dhe Kina me 7,7 %. “Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 63,0 % të gjithë tregtisë. Në Gusht 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,3 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (32,6 %), Greqia (7,2 %), Turqia (6,6 %), dhe Kina (6,6 %)”, thekson INSTAT.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë