Tiranë, bien dy turistë nga lartësia te 'Shpella e Pëllumbasit', njëri s'gjendet/VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur si "Shpella e Pëllumbasit" në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia dhe kanë përfunduar në humnerë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të kësaj të shtune.

Bëhet fjalë për Xhorxho Seferin dhe Fabio Dukagjinin, të dy të moshës 21-vjeç. Ky i fundit kishte mbetur në një grykë kanioni, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është bërë e mundur nxjerrja e tij nga kanioni. Dy të rinjtë kanë rrëshqitur teksa po ecnin mbi shkëmbinj duke rënë nga lartësia.

Fabio Dukagjini ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore të nevojshme, ndërsa shoku i tij, Xhorxho Seferi, ende nuk është gjetur pavarësisht lokalizimit të vendit ku ai ka rënë. Ekipet e polumbarëve kanë vijuar kërkimet në lumin Erzen, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha, deri në rënien e errësirës.

Në orët e para të mëngjesit pritet të rinisë puna për gjetjen e 21-vjeçarit Xhorxho Seferi.


Dy nga djemtë e ekspeditës shoqërohen nga policia për të dhënë dëshmitë

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për nxjerrjen e turistit nga gryka ku ka ngecur. Banorë të zonës thanë për Report Tv se terreni ku kanë rënë turistët nuk është i rrezikshëm, por incidentin mund ta ketë shkaktuar një pakujdesi e momentit e të rinjve.


Forcat e policisë në Pëllumbas


Ambulanca shoqëron Fabio Dukagjinin djalin që u gjet

Njoftimi i policisë

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
VIDEO/Momenti kur policia shpëton të riun që ra te 'Shpella e Pëllumbasit'

Policia ka publikuar videon nga momenti kur policia nxjerr nga "Shpella e Pëllumbasit" në Tiranë, një prej të rinjve që ra në humnerë.

Në pamje duket Fabio Dukagjini, 21-vjeç teksa nxirret nga thellësia i ndihmuar nga Forcat "RENEA".

Ndërkohë, vijon të jetë i zhdukur shoku i tij, Xhorxho Seferi, kërkimet për të cilin në lumin Erzen janë ndërprerë nga ekipet e polumbarëve për shkak të errësirës, për t'i rinisur në orët e para të mëngjesit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)