Bien lehtë rastet e reja! Asnjë humbje jete nga COVID, 1062 të infektuar në 24 orët e fundit

Bien lehtë rastet e reja! Asnjë humbje jete nga COVID, 1062 të infektuar në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Nisur nga bilanci më i fundit nga infektimet e COVID, shifrat e infektimeve kanë rënë lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus  1062 qytetarë nga 1326 që ishin dje, ku më shumë se gjysma janë në Tiranë, për t'u ndjekur më pas nga vendet bregdetare si Durrësi, Vlora si edhe Shkodra.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki:

520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë. 

Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1062

Të shëruar në 24 orë        768

Të shtruar në spitale          32

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                  211

Testime totale               1,884,392

Raste pozitive                  296,305

Raste të shëruara              283,224

Raste Aktive                        9,564

Humbje jete                         3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5,644

Durrës                            844

Fier                                                  783

Vlorë                                       511

Shkodër                                         431

Berat                                       323

Elbasan                            288

Gjirokastër                           217

Lezhë                                    205

Korçë                                   164

Dibër                                    100

Kukës                            54

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar