Bien ndjeshëm shifrat e të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit, 187 qytetarë rezultojnë pozitiv! 6 humbje jete nga koronavirusi

Bien ndjeshëm shifrat e të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit, 187 qytetarë rezultojnë pozitiv! 6 humbje jete nga koronavirusi

Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ku nga 2102 testime të kryera, 187 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë betejën me sëmundjen e rëndë nuk e kanë fituar 6 qytetarë; një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë. Në gjithë vendin janë 7,980 pacientë aktivë me COVID19.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

187 qytetarë, në këto bashki:

90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar. 

Statistika (14 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          187
Të shëruar në 24 orë       974
Të shtruar në spitale       111
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 2,102

Testime totale                1,714,529
Raste pozitive                 268,491
Raste të shëruara           257,091
Raste Aktive                    7,980
Humbje jete                     3,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2602
Fier                 1115
Gjirokastër      703
Shkodër          648
Elbasan           633
Vlorë               627
Berat                559
Lezhë               364
Korçë               246
Durrës              237
Kukës               197
Dibër                49

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri