SHKODËRNë familjen Kola ka pllakosur zija! Tre anëtarët e familjes, nëna dhe dy vajzat kanë ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:50, në qytetin Fushë Arrëz të Pukës.

Report Tv ka mësuar se njëra prej vajzave po lahej në dush dhe e ka zënë korrenti. E motra ka shkuar për ta shpëtuar dhe pas saj edhe e ëma, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur edhe djali, i cili tentoi të shpëtonte dy motrat dhe nënën, por ka marrë goditje për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Viktima kanë mbetur Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Humbën jetën nga kontakti me energjinë elektrike, kush janë nëna me dy vajzat

1653753541_fusharrezx1.jpg

Nëna me dy vajzat humbi jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike. Viktima kanë mbetur Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

Ora 17:52
Fushë-Arrëz/ Nëna me dy vajzat vdiqën pas kontaktit me energjinë elektrike, plagoset edhe djali, u shkoi për ndihmë

Report Tv mëson detaje të reja nga ngjarja në Fushë Arrëz, ku nëna me dy vajzat vdiqën pas kontaktit me energjinë elektrike. I plagosur ka mbetur edhe djali i familjes Kola, i cili shkoi për të ndihmuar nënën dhe dy motrat, por ka marrë goditje për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.