Bisedimet e pretenduara midis Joseph Aoun dhe Benjamin Netanyahut nuk do të zhvillohen së shpejti, thanë tre zyrtarë libanezë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se Donald Trump tha se presidenti libanez do të flasë sot me kryeministrin izraelit, por zyrtarët thanë se ambasada libaneze në Uashington e kishte informuar administratën Trump se Aoun nuk do të fliste me Netanyahun.
Ambasada e informoi administratën përpara telefonatës së Aoun me Marco Rubion sot. Gila Gamliel, një anëtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit, i tha radios ushtarake të Izraelit këtë mëngjes se do të zhvillohet një takim midis Aoun dhe Netanyahut.
Dy udhëheqësit e vendit pritej të diskutonin ndalimin e luftimeve midis Izraelit dhe grupit Hezbollah në Liban, të mbështetur nga Irani.
Më shumë se 1.2 milion njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur, sipas shifrave të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Lajmi kryesor:
SHBA-Iran, optimizëm për një marrëveshje mes palëve! Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor mes tyre, Trump: Nis nga sot









