Bien rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Bien rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, kanë pësuar një rënie që prej orës 12:40 minuta të mesditës. Për më shumë se 4 orë tre aplikacionet më të përdorura hasën probleme duke mos u mundësuar përdoruesve aksesin në këto rrjete sociale apo dhe shkëmbimin e mesazheve përmes tyre. 

Problemet u raportuan në disa vende të botës ndërsa vetëm pas më shumë se 4 orësh gjithçka iu rikthye normalitetit. 

Kompania e Mark Zuckerberg nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me këtë bllokim të rrjetit social ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. 3 rrjetet sociale më të përdorura pak javë më parë pësuan një avari të ngjashme ndërsa bllokimi zgjati për shumë orë. 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?