Shifrat e të infektuarve me COVID në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 550 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 18 qytetarë, ndërsa nuk raportohet asnjë humbje jete. 8 raste pozitive janë shënuar në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës.
Sakaq janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Deri më sot janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Statistika (23 Mars 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 186
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 550
Testime totale 1,769,904
Raste pozitive 273,164
Raste të shëruara 269,256
Raste Aktive 419
Humbje jete 3,489
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 191
Fier 70
Vlorë 54
Elbasan 21
Gjirokastër 16
Kukës 14
Korçë 13
Berat 11
Shkodër 10
Durrës 8
Dibër 6
Lezhë 5