Bien sistemet e Microsoft, Aeroporti i Tiranës: Të paprekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike

Bien sistemet e Microsoft, Aeroporti i Tiranës: Të paprekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike

1720875440_rinas.JPG

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

'Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA. Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës. TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.'- njofton TIA.


Lajmi kryesor:

Probleme me Microsoft në të gjithë botën, kolaps në banka, media, aeroporte e hekurudha! BSH dhe TIA: Sistemet në Shqipëri, funksionale


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në qendër të merkatos, vjen një ofertë e papritur për Armando Brojën

Në qendër të merkatos, vjen një ofertë e papritur për Armando Brojën