Probleme me Microsoft në të gjithë botën, kolaps në banka, media, aeroporte e hekurudha! BSH dhe TIA: Sistemet në Shqipëri, funksionale

Një dështim në rrjetin ‘Cloud’- të Microsoft-it po shkakton probleme për aeroportet dhe sistemet e IT bankare në mbarë botën. Problemet kanë ndodhur rreth orës dy të mëngjesit.

Në Shqipëri, sistemet e Bankës së Shqipërisë janë tërësisht funksionale, mëson Shqiptarja.com. Edhe nga konfirmimet e bankave aktiviteti i tyre vazhdon normalisht.

Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

'Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA. Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës. TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.'- njofton TIA.

Afro 1500 fluturime të anuluara në mbarë botën, probleme me shërbimin në spitale, banka dhe media. Ky është kaosi global që shkaktoi për disa orë një defekt i Microsoft, ardhur nga përditësimi i një sistemi të kompanisë mirëmbajtëse. Tashmë ngërçi teknologjik është rregulluar, ndërsa ndikimi negativ vazhdon akoma në mbarë botën.

Origjina e defektit dhe përgjigja e Micrsosoft

Microsoft Azure, platforma kompjuterike Cloud për menaxhimin e aplikacioneve dhe shërbimeve, konfirmoi në rrjetet sociale se kishte probleme dhe se po hetonin dhe po punonin për t'i zgjidhur ato.

Ndërkohë, numri i vendeve dhe kompanive ajrore që kanë bllokuar fluturimet po rritet. Polonia, India, Gjermania. Por lista e vendeve është e destinuar të rritet, sepse dështimet e aeroporteve çojnë në përhapjen e vonesave dhe anulimeve pothuajse kudo, pavarësisht nëse ka apo jo një dështim në sistemet e IT.

Probleme në SHBA, sistemet financiare në kaos

Për shkak të problemeve, në shërbimet ‘cloud’ në rajonin qendror të Shteteve të Bashkuara, mrëmë linja ajrore amerikane me kosto të ulët Frontier Airlines njoftoi anulimin e disa fluturimeve dhe pezullimin e përkohshëm të operacioneve për shkak të rezervimit, problemeve me 'check-in'. Aeroporti i Berlinit i bashkohet listës së aeroporteve që raportojnë vonesa për shkak të "dështimit teknik" në sistemet e tyre IT.

Aeroporti i kryeqytetit gjerman publikoi në X se po përjeton vonesa në check-in. Nga Spanja, raporton BBC, raportohet për probleme në të gjitha aeroportet e vendit. "Ne po punojmë për t'i zgjidhur ato sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, operacionet vazhdojnë me sisteme manuale", thotë operatori spanjoll i aeroportit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Prishtinë/ Aeroporti Ndërkombëtar 'Adem Jashari' nuk preket nga problemi masiv kibernetik

1721399463_aerportiademjashari.JPG

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është afektuar nga kolapsi kibernetik i cili sot ka prekur pothuajse gjithë botën.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Ju njoftoj se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara”, ka thënë Valentina Gara për Kosovapress.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sistemi ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional dhe se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

“BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet në tutje në njoftim.

Ndërsa, kanë pranuar se disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre, por se edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë.
Por, është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila ka njoftuar se është prekur me të njëjtin problem.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe #Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së”, thuhet në njoftim.

Njëjtë sikurse Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global nuk është prekur as Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë./ Kosova Press

Ora 11:51
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) i paprekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike

1720875440_rinas.JPG

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 19/07/2024 17:28

    Kjo tregon se Rusia Kina dhe Irani kane tere celesat e botes, njehere rrezuan sistemin energnitik te Ballkanit Perendimor, tani bllokojne qe t sistemin e internetit boteror, ato qe thuhen jo futem antivirus etj sjane gje tjeter vecse justifikime per paaftesine qe kane per te mbrojtur sistemin kibernitik boteror

    Përgjigju
  • Hasani nga elbasani: 19/07/2024 14:57

    Shqipëria si gjithmon fanar ndriçues

    Përgjigju
  • Miri: 19/07/2024 10:47

    Fiks

    Përgjigju
  • Albo: 19/07/2024 10:04

    Kjo ashte teknologjija. Hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja