Bienalia në Venecia, Barrata: Artistët
mos të burgosen nga Teknologjia

Bienalia në Venecia, Barrata: Artistët<br />mos të burgosen nga Teknologjia
Organizatorët e Bienelaes ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, ku është pjesëmarrëse edhe Shqipëria, kuratori Alejandro Aravena dhe president i saj Paolo Baratta kanë mbajtur një konferencë për median para çeljes së saj, që do të bëhet më 28 maj. Organizatorët i janë referuar konceptit të bienales që artistët të mos ndihen të burgosur nga teknologjia.  

Janë 88 pjesëmarrës nga 37 vende të ndryshme të botës, me 63 pavijone të kombeve të ndryshme, që do ccelin edicionin e 15-të të bienales ndërkombetare më 28 maj në Venecia. Bienalja ndërkombëtare e arkitekturës do të mbahet deri më 17 nëntor. Me temën “Raportim nga fronti” edicioni i 15-të i kësaj bienaleje është kuruar nga Alejandro Aravena. Ndërsa president i saj është Paolo Baratta. Gjatë ditës së sotme është zhvilluar konferenca për median, ku presidenti Baratta theksoi se artistët nuk duhet të ndihen të burgosur nga teknologjia.

“Të gjithë janë këtu për të treguar nevojën e përfshirjes në termat e reja dhe në kërkesat e reja që kërkon koha. Të gjithë janë këtu me shpresën se do të prezantojnë të gjitha instrumentet për mos qenë të burgosur të teknologjisë”- u shpreh Barrata.

bienalja

Ndërsa arkitekti Aravena u shpreh se ishte shumë e thjeshtë të shprehesh sipas asaj që kërkohet pa humbur kompleksitetin dhe larminë. 
Ndërkohë Corriere della Serra ka zbuluar disa detaje për çeljen e bienales. Vizitat e para nisin me projektin e arkitektit kilian Alejandro Aravena, që i mirëpret vizitorët me një ekran ku shfaqen mbeturinat e Bienales 2015; një konceptim ku në qendër të vëmendjes nuk janë emrat e mëdhenj, por shenjat e projekteve të tyre.

bienalja
 
Në bienalen e Vencias është edhe pavijoni i vendit tonë. Projekti i Shqipërisë titullohet “Të kam lënë malin”, ku përfshihen edhe katër grupe polifonike shqiptare që performojnë këngë polifonike me tekste nga personalitetet më të njohura të artit botëror si Yanis Varoufakis, Simon Battisti, etj. Këngët do të dëgjohen gjatë gjithë kohës që mbahet Bienalja, 6 muaj rresht. 

bienalja

bienalja

bienalja

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve