Bienalja 2015, duet violinash
në burgun e minorenëve të Kavajës

Bienalja 2015, duet violinash<br />në burgun e minorenëve të Kavajës
KAVAJË - “Bienalja muzikore 2015” paraditen e së martës është zhvendosur pa zhurmë mediatike në mjediset e Institutit të Minorenëve, që funksionon prej 6 vjetësh në qytetin e Kavajës.

Violinistët Florian dhe Daniel Vlashi, babë e bir, kanë interpretuar për më shumë se 30 minuta vepra të autorëve të njohur, mjaft tërheqës edhe për fëmijët dhe të rinjtë.

“Fillimisht luajtëm Sonatën nr 2 për dy violina nga Leclair dhe më pas edhe disa  duete nga Bartok, tha për gazetën Dyrrah, ideatori i Bienales muzikore Florian Vlashi, duke shtuar se rreth 50 minorenë kanë ndjekur me shumë vëmendje koncertin e tyre. Danieli, violinisti 18-vjeçar,  tha se është ndjerë i emocionuar gjatë gjithë koncertit, dhe më pas edhe nga disa histori të trishtuara që ka dëgjuar nga bashkëmoshatarët e tij.

Pas koncertit artistët kanë biseduar së bashku me djemtë e moshave 14-18 vjeç, të cilët kryejnë dënimet për krime të ndryshme.

Ata I kanë treguar mysafirëve punimet e tyre në pikturë, ndërsa I kanë dhuruar edhe një tablo dy artistëve që u dhuruan momente qetësie dhe kënaqësie.

Bienalja muzikore 2015 ka programuar edhe një koncert në Spitalin Rajonal të qytetit për personelin mjekësor dhe pacientët e këtij institucioni shëndetësor. Ky projekt ka mbërritur në edicionin e tij të shtatë, duke sjellë në vendin tonë autorë dhe instrumentistë shqiptarë dhe të huaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës