Bienalja, 54 artistë në Galerinë
Kombëtare,'Historia' e artistit grek

Bienalja, 54 artistë në Galerinë<br />Kombëtare,'Historia' e artistit grek
Rreth 100 projekte artistike janë prezantuar në katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Mes qindra projekteve të tjerë të bie në sy një vepër origjinale e artistit grek Vasilis Aleksandrou.

Disa prej vizitorët e konsiderojnë si një nga veprat më të mira. Eshte vërtetë interesante. 

Me pompat e biçikletës dhe në alfabetin grek Aleksandrou ka krijuar një koncept të veçantë për historinë, duke i lejuar vizitorët të fryjnë shkronjat.

Puna aspiron të mbetet e hapur për lexime të shumëfishta dhe shikuesit le të ndërhyjnë kur të duan.  Artisti me këtë vepër projekton tranzicionin, historia fryhet.
 
“Me këtë vepër unë flas për historinë, për ata që e shkruajnë historinë dhe për historinë e popullit. Është kjo pompë që sjell dhe largon historinë nga vëmendja, dhe kështu fryrja dhe shfryrja e saj mund të përdoret nga të gjithë, kjo është ideja.” , thotë Aleksandrou.
 
Kuratorja e këtyre veprave të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve Maja Ciric ndihet e kënaqur me prurjet e edicioni të 18-të Bienales se Mesdheut ne Tirane.
 
“Jam kuratore e ekspozitave të 54 artistëve që kanë prezantuar projektet e tyre në Galerinë Kombëtare. E rëndësishme në këtë projekt është shtrirja e madhe gjeografike, me artiste që të surprizojnë, e që përputhen me temën “Shtëpia” të ideuar nga kuratori kryesor Driant Zeneli. Bienalja e stacionuar në Shqipëri ka krijuar një komunikim interesant. Për mua është hera e 6-të që vij në Shqipëri dhe mendoj se suksesi i bienales në Tirane është se këtu ka shumë energji, shumë atmosferë kreative, shumë interes për artin”, tha Ciric.
 
Ndërsa artisti grek që intrigon vizitorët me “historinë” e tij rrëfen emocionet e vizitës së tij të parë në vendin fqinj, Shqipërinë. Në kohën kur qendra e Tiranës është ende rrëmujë në proces restaurimi, Aleksandrou të habit jo pak kur thotë se Tirana është qytet i bukur…Natyrisht, lëvdatat e fqinjëve ne ballkanasve na bëjnë më të afrueshëm me njëri-tjetrin. 

[gallery]22142[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar