Bienalja e Mesdheut për herë
të parë në Shqipëri, mbi 200 artistë

Bienalja e Mesdheut për herë<br />të parë në Shqipëri, mbi 200 artistë
Edicioni i 18-të i Bienales së Mesdheut me artistë të rinj nga Europa dhe rajoni do të startojë për herë të parë në Shqipëri. Projekti Mediterranca 18 që do të mbahet në Tiranë u prezantua në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Kulturës në Tiranë në praninë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, Presidentes së Bineles Dora Bei, presidentit të regjionit të Pulias, Michele Emiliano, dhe kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj .
 
Presidentja e Bienales Dora Bei është shprehur se organizatorët e bienales janë një shoqatë që promovojnë artistët e rinj në rajonin e Mesdheut.
 
“Jemi të kënaqur që rajoni i Pulias na bashkon jo vetëm ne, por krijon edhe perspektivën e së ardhmes. Synimi ynë që të respektojmë diversitetin dhe multikulturalizmin. Artistët do ta kthejnë në shtëpinë e tyre Tiranën dhe Durrësin”, tha ajo.
 
Ndërsa presidenti i regjionit të Pulias rrëfeu për ndihmesën dhe kontributin që ka dhënë në këtë bienale.

“Unë e kam dashur këtë ngjarje, sepse konsiston me një krijimtari të paparashikuar apo provokatore. Arti është i aftë të bëj atë që s’e bën dot asnjë politikan. Arti arrin të bashkojë në mënyrë të menjëhershme konceptet e ide totalisht të ndryshme në një unitet të shprehjes së tolerancës humanitare, gjë që politika e arrin me shumë vështirësi”, theksoi Michele Emiliano.
 
Ndërsa Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se me ndihmën kryetarit të bashkisë ne jemi munduar ta kthejmë Tiranën në një kryeqytet të Kulturës 
 
Kryebashkiaku Veliaj theksoi rëndësinë e kësaj veprimtarie kulturore. “Dua t’i uroj shumë kurajo kuratorëve që janë këtu në rresht të parë, ju keni në fakt sfidën më të madhe dhe çfarëdo ne mund të bëjmë si asistentë ekzekutivë tuajt në menaxhimin e hapësirës publike në Tiranë apo të gjithë nevojat e tjera që ju mund të keni do ta bëjmë me shumë kënaqësi brenda të gjithë mundësive”, është shprehur Veliaj.
 
Bienalja e Mesdheut e kuruar nga artisti i njohur shqiptar Driant Zeneli, do të ketë titullin “shtëpia” dhe do të bazohet në katër elementë: historia, konflikti, ëndrra, dështimi.
Edicioni i 18-të i bienales mesdhetare do të mbahet në Tiranë në maj të vitit 2017. 

[gallery]19346[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik