Bienalja e Mesdheut, Rama:
Shqipëria në axhendën europiane

Bienalja e Mesdheut, Rama:<br />Shqipëria në axhendën europiane
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për vendin tonë.
 
Sipas kryeministrit, 230 artistë të rinj nga 23 vende të Evropës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit.
 
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut - Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë Shtëpi të saj Shqipërinë. 230 artistë të rinj nga 23 vende të Evropës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj. Kjo ngjarje e madhe evropiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Evropës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Evropës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit”, shkruan Rama në Facebook,
 
Së bashku me statusin Rama ka postuar dhe një video pasqyruese të këtij eventi.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut