‘Bienalja e Muzikës Klasike’ në Durrës, violinisti i njohur: Prezenca e institucioneve, s’duhet sa për foto

Nën temën “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer” këtë vit violinisti Florian Vlashi dhe organizatorët e Bienales “Netët e Muzikës Klasike 2019” për 7 ditë me radhë prezantuan festivalin në qytetin e Durrësit. Artisti durrsakë me famë ndërkombëtare, Florian Vlashi, i cili synon të bëjë pjesë të tij një publik të zgjedhur në fushën e muzikës klasike shprehet i kënaqur nga pritja që i bëri spektatori këtij festivali.

“Frikën më të madhe e kisha tek pjesëmarrja e publikut, sepse nuk kemi bërë koncerte brenda në qytetin e Durrësit, por kësaj here vendosëm që t’i bëjmë të gjitha në një hotel. Mendova se distanca do të frenonte publikun, por jo na kanë ndjekur me të njëjtin interes. Ka ndryshuar pjesëmarrja e instrumentistëve, që gjithmonë edhe më shumë janë instrumentistë shqiptarë edhe porositë e veprave. 7 vepra shqiptare janë premiera absolute edhe natyrisht që është edhe tematika, që çdo vit është e ndryshime”, shprehet Vlashi, teksa shton se duke kërkuar të jetë sa më konciz në përkufizimin e harmonisë Muzikë-Venë të këtij edicioni, vera është kulturë, art dhe histori, si dhe një nga treguesit e mirëfilltë të qytetërimit.

“E kam vënë me qëllim vena, që të bëhet diferenca mes stinës dhe verës. Por nëse do të gërmojmë shumë më herët në origjinën e fjalëve. Është shumë më parë gjuhëve europiane. Më pëlqeu shumë ngjyrimi durrsak edhe në gegnisht”, thotë artisti.

Durrësi është qyteti i tij i lindjes, prandaj edhe kthimi në Durrës është kthimi në origjinë.
“Pra ajo shkollë ka formuar jo vetëm mua, por një brez të tërë, më bëjnë të ndiej në përgjegjësi edhe pse në përgjithësi ndiej një indiferencë nga institucionet e kulturës. Institucionet duhet të jenë të pranishme, jo vetëm ditën e parë për një foto. Një institucion që nuk paguan para për një edicion muzikor mund të ketë një mijë arsye, por nuk ka asnjë arsye për të mos asistuar”.

Edhe për kompozitorin Haig Zacharian ky festival është i veçantë, sepse në të shpaloset veprat më të bukura të muzikës.

“Bienalja për ne është bërë gjë e zakonshme, sepse e kemi çdo dy vjet, kuptohet që kemi të bëjmë me një art muzikor, ta quajmë klasik apo profesional etj.,etj. por publiku që ndjekë këtë duhet të jetë një publik që ka një përgatitje edhe vizion të qartë rreth kësaj muzike”, thotëkompozitori Haig Zacharian.

Festivali ka marrë jetë në vitin 2003. Për 7 ditë me radhë Bienalja e nëntë e “Netëve të Muzikës Klasike 2019” zgjoi kërshërinë e artdashësve durrsakë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi