Ora e madhe e parlamentit britanik “Big Ben” mund të kushtojë 29 milionë paund për t’u riparuar. Kjo për shkak se ajo ndodhet në gjendje shumë të keqe dhe vetëm një ndërhyrje në të mund ta shpëtojë nga degradimi i mëtejshëm.
Sipas një raporti të prezantuar në Dhomën e Financave, thuhet se 29 milionë paund do të përdoren për riparimin e orës. Për këtë arsye ora do të ndalojë lëvizjen për 4 muaj me rradhë, e cila do të jetë ndalesa më e gjatë e historisë 156 vjeçare të Big Ben.
Dokumenti, sipas Sunday Times thotë: “Ora ka probleme serioze me guzhinetat dhe lavjerrësin. Ose ajo mund të bëhet akute në çdo kohë duke shkaktur ndaljen e orës ose më keq”. Veprimi është i nevojshëm për riparimin e defekteve në strukturë si dhe për të shmangur gërryerjen e metaleve.
Sipas raportit nëse në orën e parlamentit nuk ndërhyhet në dy ose 3 vitet e ardhshme, atëherë mekanizmi i saj mund të dëmtohet tërësisht. Ndërprerja më e gjatë e Big Ben mendohet të ketë qenë ajo e vitit 1976, kur ora ndaloi për rreth 26 ditë gjatë 9 muajve, teksa po riparohej.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com