TIRANE - Sekretet e banorëve të shtëpisë së “Big Brother 6’ ka qenë motoja e kësaj jave, jo vetëm në media por dhe në diksutime të ndryshme. Cilat janë sekretet dhe kujt banori i përket secili sekret? Ka qenë pikërisht njëri prej banorëve, Anaidi, ai me syrin më vëzhgues i cili zbuloi sekretin e Elenës.
Sekret që kjo banore mbarte me fanatizëm në shtëpi prej pak ditësh, atë të sporteve marciale. E si mund t’i shpëtonte syrit të një gazetari si Anaidi një sekret i tillë. Anaidi e ka vëzhguar gjërë e gjatë këtë banore, në lëvizje, fjalë, mimikë ku është siguruar 100% për sekretin e saj e ku ka mundur të fitojë shumën e parave prej 150 mijë lekësh, në kasafortën e tij.
Kështu ka nisur mbrëmja e dytë e spektaklit të këtij reality shoë, ku banorët kanë rrëfyer mbi të gjitha se si ka kaluar java e parë e tyre. Ata janë mundurar të gjejnë sekretet e njëri tjetrit, kanë hamendësuar por vetëm, Anaidi ka qëlluar në shenjë.
E përveçse ka mundur të sigurojë një shumë parash nga ky sekret , për Anaidin ka qenë një tjetër surprizë e pakëndshme. I parë si një lojtarë i fortë, ai është nominuar nga Arsimi duke u shpallur i nominuari i parë i përhershëm. Fakt ky që e ka mërzitur disi, por loja vijon.
Secili prej banorëve i pyetur nga Arbana se si kanë qenë këto ditë, janë përgjigjur shkurt dhe qartë, se padyshim ndihen mirë dhe askush nuk dëshiron të lërë shtëpinë, duke u argëtuar me faktin e të qënurit karaktere të ndryshme.
Më pas spektakli i cili kishte premtuar mjaft surpriza dhe të papritura vijoi me provën e javës, e cila lidhej me lojën e binjakëve, Blendin dhe Andin të cilët janë ndërruar gjatë javës pa u vënë re nga banorët e tjerë e ndërsa misioni i tyre mbaroi pikërisht mbrëmë. Një penalitet ky i cili çoi në penalizim të banorëve dhe duke marrë një buxhet përgjysmë.
ETLEVA RRËFEN ME LOT NË SY HISTORINË E SAJ
Blendi dhe Andi largohen nga shtëpia dhe kjo bën që Altina të përlotet. Pak minuta më vonë, Arbana fton në dhomën e rrëfimit Etlevën. Etleva është një nga banorët më e re në moshë dhe ajo ka një histori shumë të dhimbshme për të treguar.
Etleva ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit historinë e saj të dashurisë dhe tashmë edhe publiku njihet me të. Shfaqet një klip ku ajo tregon për dashurinë e saj të madhe, nga e cila i është dashur që të heqë dorë, sepse i dashuri i saj ka qenë në gjak.
Etleva është shprehur se “Kanuni” i ka dhënë fund dashurisë së saj. Eva tregon se familja e saj ka këmbëngulur që ajo të mos e vazhdonte më tej lidhjen prej frikës së gjakmarrjes. Pas disa vitesh ajo i jep fund lidhjes. Gjatë kohës që shfaqet klipi, Eva përlotet dhe më pas Arbana i kërkon që ajo të flasë se si ndjehet tani.
Eva rithekson se për të ka qeë një dashuri e madhe, por më tepër i vjen keq për babanë sepse e ka bërë të vuaj. Më pas shfaqet një tjetër klip ku Babai i Evës flet për të njëjtën histori dhe Eva përlotet përsëri sepse ai shpreh dashurinë e madhe që ka për të bijën.
Më pas Etleva kthehet në dhomën e ndenjes, por nuk tregon asgjë për atë që ka ndodhur në dhomën e rrëfimit, ndërsa në studio Psikologia Jorida Rustemi, flet për fenomenin e gjakmarrjes, që sipas saj është barazuar me Kanunin dhe sugjeron që të gjithë ta lexojnë Kanunin për të kuptuar realisht se çfarë është në të vërtetë.
Ky është “Big Brother” me moton “asgjë s’është ashtu si duket”. Loja ka nisur që javën e parë për banorët. Ata nuk janë në dijeni, por në shtëpi kanë hyrë dy binjakë, Andi dhe Blendi, të cilët janë ndërruar me njëri-tjetrin, por banorët nuk e kanë kuptuar një gjë të tillë.
Big Brother ka vendosur që për ta kjo do të jetë prova e javës. Arbana thërret; Jonildën, Blendin, Ilirin, Joanën dhe anaidin që të jenë pjesë e provës. Altina, Olseni, Olta,Arsimi dhe Elona do të shkojnë në dhomën e gjumit, ndërsa të tjerët në dhomën e katit të dytë.
Grupi i parë i banorëve do të mbylli gojën me ngjitës, në mënyrë që të mos flasin dhe do të vendosen prapa disa telajove, nga ku do të duken vetëm fytyrat e tyre. Ndërsa grupi tjetër, nga dhoma e gjumit do të shohin nëpërmjet monitorëve dhe pasi të memorizojnë pamjet, do të gjejnë më pas ndryshimet mbi telajo.
Grupi i produksionit ndryshon telajot, ndërkohë që Blendi ndodhet në dhomën e rrëfimit dhe thirret që të vijë në sallon. Banorët që janë pjesë e lojës qeshin për disa minuta dhe Blendi largohet përsëri. Në sallon thirren banorët që ishin në dhomën e gjumit për të zbuluar ndryshimet.
Ata zbulojnë disa, por nuk arrijnë të gjejnë ndryshimin te Blendi. Më pas Blendi i vërtetë futet në sallon dhe aty vijnë të gjithë dhe tashmë prezantohen me Andin dhe Blendin e vërtetë.
Gjithashtu banorët njoftohen se ata janë pjesë e provës së javës, por ata këtë provë e kanë humbur dhe ata e kanë humbur. Ma pas lexohet zarfi i kuq që zbulon se Blendi dhe Andi nuk janë me të vërtetë banorë të BB6 dhe të dy pasi përshëndeten largohen nga shtëpia e BB.
BANORËT NOMINOJNË NJËRI – TJETRIN
I pari ka qenë Anaidi i cili u vendos në dhomën e sekreteve për të bërë nominimin e radhës. Ai ka përmendur emrin e Ilirit me 100% siguri. Ai nuk mundi ta gjente personin që e kish nominuar më herët kështu që mbeti i nominuari deri në fund të spektaklit.
E ndërsa deri në javën që vjen ai duhet ta gjëjë me domozdo atë që e ka nominuar për të fituar paratë. Misionin e gjetjes së personit Anaidi e ka marë shumë serizosht dhe u zotua ta gjejë. Deri atëherë duhet të presim. Më pas Arbana ka thirrur me radhë banorët të cilët kanë bërë nominimet e tyre. Banorët e nominuar janë Anaidi, Marselino,Elena, Olseni, Joana, Etleva dhe Shpendi.
PSIKOLOGIA RUSTEMI NË ROLIN E PANELISTES
Fillë pas Arjan Konomit, analisti i cili komenton dhe sjelljen e banorëve të këtij spektakli, brenda shtëpisë, tanimë prej vitesh, është zbuluar dhe panelistja e dytë. Jorida Rustemi ka qenë e ftuara e dytë e panelit e cila ka komentuar sjelljen dhe sekretet e banorëve. Jorida e ka konsideruar një lojë të vështirë dhe e ka shpjeguar në mënyrë psikologjike mbartjen e sekreteve, shpjegimin dhe zbulimin e tyre nga vetë banorët.
DEBATI MARSELINI-JOANA: JOANA “JE HIPOKRIT”
Vetëm para pak orësh së spektakli të fillonte banorët kanë debatuar me njëri – tjetrin. Banorët shkojnë të gjithë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të përgatiten për fillimin e spektaklit. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë dhe shkëmbejnë biseda të ndryshme dhe të ngacmohen me njëri-tjetrin.
Joana pyet Marselinin se sa vjeç është bashkëshortja e tij dhe ai i përgjigjet “15”. Kjo përgjigje bën që Joanës t’i ngelë hatri dhe i thotë se ai u tall me këtë përgjigje, por ajo nuk lejon askënd që të tallet me të. kështu midis tyre nis një debat që sa vjen e merr tone më të ashpra.
Marselini i thotë Joanës se ajo është shumë e stresuar dhe e ironizon. Joana nga ana tjetër nervozohet dhe fillon të ngrejë zërin duke përdorur ofendime dhe fjalë banale në adresë të Marselinit. “Ti je hipokrit” i thotë Joana Marselinit, ndërsa ai duket më i qetë dhe i flet me ironi dhe më pas i thotë “je femër banale”.Në dhomë ndodhen edhe banorë të tjerë të cilët mundohen që t’i qetësojnë, ndërkohë që kanë filluar që të përgatiten për spektaklin.
PREZANTUESJA
Fansat komentojnë veshjen e Arbanës
Ajo çka nuk ka mbetur pa u komentuar ka qenë pikërisht veshja e Arbanës. Ajo u shfaq mbrëmë me një model flokësh të gjatë të bukur dhe me onde. Hyrja e furishme e Arbanës së skenë, u shoqërua gjithashtu me komentet e javës mbi shtatzaninë e saj.
Ajo që binte në sy ishte fustani i saj i zi shumë i shkurtër dhe me një dekolte të theksuar ku lejonte të shfaqej gjoksi i Arbanës. Fustan ky që bënte që Arbana të dukeje dhe më shëndetshme se më parë.
Veshje kjo që nxiti komentet e shumtë të fansave në rrjete të ndryshme sociale, ku ato dhanë vlerësimet përkatëse të tyre. E kuptohet kur bëhet fjalë për vlerësime priten të dyja anët e medaljes. E ndërsa nuk mbetën pa rënë në sy dhe këpucët e Arbanës të kuqe dhe me majë të hollë fine, përshtatur një spektakli të tillë.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PROVA E JAVËS: BINJAKËT S’JANË BANORË TË BB6