Big Brother 8/ Eleminohet Tea e
dyzuar mes Fisnikut dhe Veselit

Big Brother 8/ Eleminohet Tea e<br />dyzuar mes Fisnikut dhe Veselit
Vajza e cila u përfol shumë për ‘telenovelën’ e këtij edicioni, hoqi dorë përfundimisht nga Çmimi i madh, duke u eleminuar vetëm 1 javë para finales. Tea, vajza korçare e cila është bërë kryefjala e lajmeve dhe debateve brenda dhe jashtë shtëpisë së “BB8” për dyzimin e ndjenjave me Fisnikun dhe Veselin. Gjatë gjithë këtyre ditëve, pas largimit të Fisnikut, Tea dhe Veseli vazhduan me flirtet, afrimet dhe largimet mes tyre, por puthja mes tyre, nuk ndodhi asnjëhere.
 
Madje shpesh herë kjo ‘telenovelë’ është komentuar nga shumica e banorëve, si vëmendje në çdo spektakël për këtë raport që kanë krijuar dhe akuzojnë të dy për lojë, sidomos Tean që sipas tyre deri në gjysmëfinale arriti falë lojës që bëri. “Unë nga kjo histori kuptoj që Veseli është i marrosur mbas Teas dhe Tea do ta puthte Veselin, por jo brenda Big Brother” thotë opinionistja Mira Kazhani. Por, Fisniku reagon duke theksuar se nuk ka telenovelë me dy vetë, madje pas daljes së teas duket se ka shumë për të sqaruar.
 
 
Dashuri dhe zënka
Fatjoni dhe Xhensila janë çifti i vetëm brenda në shtëpi të cilët kanë një lidhje të të konsoliduar, por në dashuri ka dhe zënka dhe kjo javë ka pasur shumë të tilla mes çiftit. Këtë javë zënkat mes çiftin kanë qenë të shumta. Ata janë zënë për xhelozi, por edhe për lojën aq sa ka patur momente ku kanë thënë se tani e tutje janë vetëm konkurrentë në shtëpi dhe gjithçka mes tyre kishte marrë fund. Megjithatë këto kanë qenë zënka dashurie, pasi shumë shpejt ata janë pajtuar. Duket se ata të dy e kanë ndarë marrëdhënien e tyre nga loja dhe gjatë ditës janë më shumë lojtarë se të dashur, ndërsa gjatë natës është e kundërta e kësaj. Pas klipit Fatjoni thotë se në lidhje ka edhe zënka të tilla. Ndërsa Kika ka studio thotë “jam krenar që Fatjoni dhe Xhensila më në fund e kanë ndarë kripën nga sheqeri, që do të thotë dashuria është dashuri, por loja është lojë”. Me këtë shprehje nga Kika mbyllet edhe diskutimi për Fatjonin dhe Xhensilën.
 
Eleonorës i shpallin ‘luftë’ vajzat 
Eleonora, banorja e cila gjatë këtij edicioni është shquar për lojën e bukur dhe intiligjente të saj këtë javë ëhstë bërë pre e debateve nga Tea dhe Alba. “Ti ke bërë me mua një sjellje që unë nuk e meritoj, pse?

Të tjerët çfarë nuk të kanë thënë ndërsa unë të gjitha atë situatat e kam bërë pa asnjë qëllim të keq” i thotë Alba-Eleonorës, ku si kundërpërgjigje kjo e fundit i thotë; Unë kurrë nuk të kam gjykuar. Unë lojën time e kam ndërtuar në një muhabet serioz, ti do të qeshësh unë e di që ty nuk të intereson biseda ime me Veselin, por unë dua momentin tim si i bëhet?”. Pas këtij sqarimi Alba dhe Eleonora bëjnë shaka. Alba nuk rri dot pa i thënë: “ti ke një tjetër rendësi tek unë ndihem me të vërtet shumë keq nga kjo sjellje”.

Eleonora i shpreh : “Alba je fëmijë i përkëdhelur edhe ti do dru mëngjes, drekë, darkë se je tekanjoze. Respekto hapësirat moj, sa mirë ti kam respektuar hapësirat kur ishte Diedoni”. Eleonora dhe Alba sqarojnë situatën në të cilën gjendeshin dhe pse Alba nuk ka mësuar asgjë nga kjo dhe sërish dot ë bëjë të njëjtin gabim. Nuk do dijë të respektojë hapësirat e të tjerëve sipas Eleonorës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla