Big Brother 8 , Kika kap për
fyti Albën, pasi i tha “të dua”

Big Brother 8 , Kika kap për<br />fyti Albën, pasi i tha “të dua”
Një skenë mëse e ekzagjeruar ka ndodhur mes dy protagonistëve të Big Brother 8, ndërsa Kika është hedhur mbi Albën që ta kapë për fyti.
 
Fillesa e debatit mes Albës dhe Kikës u bë një fjalë e këtij të fundit, i cili i ka thënë Albës “të dua”.
 
Ajo  nga ana e saj i është lutur Kikës që mos t’ia thotë më, sepse e bën për të vjellë, ajo është një fjalë aq e bukur, por e thënë nga goja e tij duket e neveritshme.
 
Debati ka precipituar edhe më tej kur Kika i ka thënë Albës “ti ke kërkuar të bësh koalicion me mua kundër Xhensilës”. Alba e mohon këtë gjë, ndërsa Kika ka thënë që do të shohin filmimet.
 
Alba e sigurt nga ana e saj i ka thënë që do t’i shohin, por nëse del e kundërta, çfarë do bëjë, sepse publikun nuk e gënjen dot.
 
Alba komenton Kikën duke i thënë “që loja jote është hipokrizi, sepse ti këtej të puth dhe prapa krahëve të shan. Ke futur gjithë banorët në sherr me njëri-tjetrin, sepse sajon gjera të paqena.
 
Alba i ka sugjeruar Kikës që i leverdis ta mbaj mirë me Albën meqë janë çift. Ajo i thotë Kikës “po të dua e shkatërroj figurën tënde në sekondë me gjërat që di për ty”.
 
Kjo gjë e ka nxehur Kikën, i cili ka kapur për fyti Albën, ndërsa banorët janë munduar ta qetësojnë atë.
 
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv