Big Brother 8, përjashtohet Kika
‘braktis’ aventurën edhe Jonida

Big Brother 8, përjashtohet Kika<br />‘braktis’ aventurën edhe Jonida
Një javë e shoqëruar me shumë ngjarje, zënka, debate, lojëra, por edhe prova të rëndësishme ashtu si edhe me shprehje ndjenjash dhe dashurie ka mbajtur peng teleshikuesit e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri. Veç këtyre ngjarjeve, brenda në shtëpi këtë javë ka qenë dhe një mision sekret i cili rezultoi me sukses nga liderat e shtëpisë. Banori që la në mes aventurën për çmimin e madh ishte Jonida. Përveç televotimit për të nominuarit, nga shtëpia pati edhe një tjetër eliminim. Vëllai i Madh vendosi që nuk do të kishte vetëm eliminim me anë të nominimeve, por u morën masa për shkak të debateve që Kika shkatoi gjatë kësaj jave. Vëllai i Madh nuk toleron në asnjë mënyrë dhunën fizike brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ndërkohë, Alba, Diedoni, Tea dhe Genci u dënuan nga Vëllai i Madh duke ikur automatikisht në nominim javës tjetër.

Rrjetet sociale kritikojnë Kikën

Kika është një nga banorët që ka qenë kryefjala e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”. Ai gjatë kësaj jave ka pasur debate të forta me disa nga banorët që kanë shkuar shumë larg duke degjeneruar edhe në dhunë fizike. Kika është përplasur edhe fizikisht me Albën dhe ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë me Diedonin, Tean dhe Gencin, por pas asaj që ndodhi me Albën këta të fundit filluan që ta shmangin. Gjatë mbrëmjes, në rrjetet sociale kanë vërshuar qindra komente negative ndaj sjelljeve që Kika ka bërë gjatë kësaj jave. Ndërkohë, banorët kanë filluar që ta quajnë sjelljen e Kikës si jo normale, por nga ana tjetër edhe ata e provokojnë në mënyrë të vazhdueshme për të debatuar me të. Mirëpo sjella e Kikës ka ngjallur frikë te një pjesë e banorëve, ndërsa ai vetë thotë se kjo është mënyra se si ai ka zgjedhur që të bëjë lojë brenda shtëpisë. Opinionisja e spektaklit Mira Kazhani, tha se Kikës i është dukur që mund të shkonte në finale, por është banori që ka gabuar shumë rëndë me sjelljen e tij. “Ose Kika në disa momente është i paktrrollueshëm emocionalisht, ose ka zgjedhur që të bëjë një lojë të rrezikshme, por ka gabuar rëndë”.

Debati që gjeneroi në dhunë

Një javë e mbushur me debate të ashpëra, e deri në fyerje personaliteti ka përfshirë të gjithë banorët. Një skenë mëse e ekzagjëruar ka ndodhur mes Kikës dhe Albës, situatë e parë për herë të parë në shtëpinë ëmë të ndjekur të “BB8”. Fillesa e debatit mes Albës dhe Kikës u bë fjala ‘të dua’, ku ky i fundit ja shprehu. Ndërkohë që, Alba nga ana tjetër ka thënë që mos t’ia thotë më sepse e bën për të vjellë. Pas disa shpërthimeve fyese, situata u acarua kur Alba i tha Kikës që e ‘shkatërroj figurën tënde në sekondë për gjërat që unë di”. Në këtë moment Kika ka kapur për fyti Albë, një sherr që gjeneroi në dhunë fizike pavarëssiht ndërhyrjes së banorëve të tjerë. Por, ende pa u qëtësuar situata me Albën, Kika hap sërish një debat të ashpër me Gencin për shkak të Teas. Çifti Fatjon-Fabian dhe Zaida-Xhensila mendojnë se Kika është i provokuar nga të tjerët ndërsa pjesa tjetër mendojnë se ai nuk mund ta përballojë më presionin e lojës. Shumë prej tyre mendojnë se Kika mund të jetë aty për të provokuar nervat e tyre por prapë nuk e mbështesin reagimin e tij.


Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje