Big Brother Albania 8, Eleonora
dhe Xhensila kundër Albës

Big Brother Albania 8, Eleonora<br />dhe Xhensila kundër Albës
Eleonora dhe Xhensila po debatojnë me Albën, sepse ato mendojnë se Diedoni u largua nga loja për shkak të saj. Alba kundërpërgjigjet duke thënë që “nuk është e vërtet, sepse Diedoni atë natyrë kishte dhe nuk i pëlqente të debatonte”.

Eleonora i tregon Albës që ajo nuk arriti që ta njihte Diedonin, sepse Alba e mbajti peng për dy muaj. Alba kundërpërgjigjet duke thënë edhe nëse “Diedoni nuk do ishte lidhur me mua, ai prapë nuk do reagonte në situatat që kanë ndodhur në shtëpi”.

Edhe Xhensila i kundërpërgjigjet Albës duke i thënë që” Diedoni po mos të kishte ty të dashur do ishte akoma në lojë, do ishte përshtatur me çdo situatë në shtëpi”. Eleonora i thotë Albës që “ti vetëm gallatë ke ditur të bësh asgjë tjetër”.

Alba shprehet se “do i bëhej qejfi nëse do mbahej mend tek publiku ashtu, sepse gjithnjë ka dashur që të mbahet mend si personi, që ka dhënë energji pozitive në shtëpi dhe ka bërë gallatë, sepse dhe jashtë realisht e tillë është, duke dhënë të qeshura dhe energji pozitive”. Xhensila i thotë Albës që “je e shtirur. Alba i kundërpërgjigjet duke i thënë,” ti je aq e zgjuar sa ta kuptosh se kush jam unë”.

bb8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit