Big Brother Albania 8, Fatjoni
e provokon, Alba e injoron

Big Brother Albania 8, Fatjoni<br />e provokon, Alba e injoron
Alba futet përsëri në dhomën e gjumit për të ndërruar veshjen dhe atu ndodhet edhe Eleonora, e cila i shkruan asaj në ballë me laps sysh “MOS FOL”. Kështu Alba del përsëri në oborr dhe nuk i flet askujt. Të gjithë bisedojnë, ndërsa ajo qëndron e heshtur.

Në shtëpi është vendosur muzikë dhe një pjesë e banorëve fillojnë të kërcejnë. Bashkë me ta edhe Alba kërcen. Fatjoni fillon të provokojë Albën me fjalë duke ngritur zërin edhe ai siç bëri Alba më parë. Fatjoni i kundërvihet Albës duke u munduar që ta ofendojë e ta bëjë të shpërthejë përsëri në nerva, por Alba e injoron duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Ashtu si Albën, Fatjoni ironizon edhe Eleonorën për faktin se disa ditë më parë ishte Eleonora që shkroi në ballin e saj “JAM PUSHIM”, për të shmangur debatet me banorët e tjerë. “Ju nuk keni bosht, ju nisni një debat e pastaj nuk flisni, kështu më jepni material të tallem me ju gjithë ditën” thotë Fatjoni, ndërsa Alba nuk i kthen përgjigje fare, por vazhdon e kërcen me muzikën në sfond.

bb8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi