Big Brother Albania 8 Kika
dhe Marina marrin një vendim

Big Brother Albania 8 Kika<br />dhe Marina marrin një vendim
Pas flirteve që nisën që në javën e parë të “Big Brother Albania 8”, u vendosën në qëndër të vëmendjes edhe çiftet e para. Ku një ndër çiftet që nisën romancat ishte Kika dhe Marina, një propozim i hapur edhe mes banorëve.

Por, ja që ndodhi e kundërta, ata tashmë kanë vendosur të jenë vetëm shokë. Eleonora flet me Xhensilën për sjelljen që ka Kika me Marinën. Eleonora nuk ndjehet rehat në rolin e personit të tretë, kur në prezencë të saj Kika tenton t’i afrohet Marinës dhe gjithë natën rri në krevatin e tyre duke biseduar. Këtë gjë ia thotë dhe Kikës, dhe i sugjeron që ta diskutojë një herë e mirë me Marinën. Marina pranon dhe ata shkojnë për t’u sqaruar në dhomë.

Kika vazhdon të këmbëngulë në ndjenjat e tij duke i thënëMarinës sesa shumë e dashuron. Ai është i gatshëm që nëse Marina pranon të heqë dorë nga loja dhe ta presë atë jashtë shtëpisë. Kika i deklaron se ai nuk do të heqë dorë prej saj.

Marina i kërkon që të mos ta bezdisë më dhe mos ta detyrojë të dali nga vetja. Ajo i pohon se ndjen vetëm shoqëri dhe miqësi ndaj tij. Marina i thotë që Eleonora e ka shumë bezdi kur ai vjen në darkë dhe rri me ato të dyja.

Marina i shpjegon që ajo nuk ka ardhur në shtëpinë e Big Brother për të gjetur burrë. Ajo i vë kusht që nëse Kika nuk heq dorë prej saj ajo do të bëjë valixhen dhe do të dalë nga shtëpia. Përgjigja përfundimtare e Marinës është “jo”. Këtë vendim Kika dhe Marina ia komunikojnë Eleonorës. Kika i tregon ata do të jenë vetëm shokë.

big brother albania 8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot