Big Brother Albania 8, Alba dhe
Tea bëhen aleate kundër Fatjonit

Big Brother Albania 8, Alba dhe<br />Tea bëhen aleate kundër Fatjonit
Alba dhe Tea janë në oborr dhe po pinë një cigare të dyja së bashku. Tea i tregon Albës “se i vjen shumë çudi se dje Fatjoni çfarë s’i tha Fabianit, dhe tani përkëdhelej me Fabianin, jo kështu jo ashtu, dhe pastaj na gjykojnë ne”.

Edhe Alba e konfirmon duke thënë që “ata të dy çfarë si kanë thënë njëri-tjetrit në një debat të fortë që kanë patur dhe tani rrinë bashkë. Këtu ça s’po bëhet”. Tea pyet Albën nëse ka patur persona si puna e Fatjonit? Alba shprehet se “jo kaq ekstrem sa Fatjoni”.

Alba i tregon Teas që “Fatjoni ça nuk ka bërë në këtë shtëpi, ka ofenduar çdo njëri dhe këtë e ka bërë me qëllim të keq, ndërsa unë çdo shaka dhe çdo gjë që kam bërë, e kam bërë pa qëllim, unë gjykohem dhe këta dalin të mirët". Alba sqaron duke thënë “unë nuk përgjoi, që nesër pasnesër t’ua përdor, por për shaka dhe për të qeshur me veprimin që po bëja”.

Tea i thotë Albës “se unë i sqarova nuk i kuptuan, shkova ti flisja nuk pranuan, le të bëjnë si të duan”. Edhe Tea shprehet “se dhe unë mendova se ata do qeshnin me gjestin tonë, siç kanë bërë gjithmonë, por le të bëjnë si të duan”. Të dyja vajzat shprehen se janë të mërzitura nga reagimi i Eleonorës.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla