Big Brother Albania 8, Nevila
e Valeri mbyllin misionin

Big Brother Albania 8, Nevila<br />e Valeri mbyllin misionin
Nga java në javë, shtëpiae cila nuk fle kurrë, ajo e “Big Brother”, është vizituar nga dy mysafirë, siç edhe është njoftuar nga Vëllai i Madh. Nevila dhe Valeri, ishin të ftuarit special, cilët kryen misionin e liderave të shtëpisë dhe deleguan disa vendime rëndësishme.

Ndërkohë, banorët Big Brother” shijuan ndeshjen e famshme Shqipëri-Armeni, brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri edhe pse me vonesë. Të gjithë ishin shumë të entuziasmuar dhe shijuan fitoren e kombëtares. Ky ‘happy hour’ u organizua nga ish-banorët finalistë të edicionit të mëparshëm.

Gjatë këtyre orëve gazmore u dhanë dhe vendime të rëndësishme! Banorët do të luajnë tek duke ndarë çiftet, por kjo nuk mirëprit dhe aq mirë, madje krijon konfuzion tek disa prej tyre. Pas këtij vendimi, Marina flet menjëherë me Eleonorën se si do vazhdojë, sepse ajo nuk di të bëjë lojë. Eleonora e këshillon që ajo të jetë vetvetja. Eleonora i thotë Marinës që do ta ketë gjithmonë në zemër.

Xhensila ndryshe nga Marina është shumë e lumtur. Xhensila thotë se ajo me Zaidën janë shumë të kundërta në mendime dhe tani do të jetë e lire t’i kundërvihet kur ka diçka që nuk i pëlqen. Lideri i shtëpisë u vendos Diedoni, i cili u mirprit edhe nga banorët.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje