Big Brother drejt finales,
banorët luajnë gurët e fundit
Një spektakël i mbushur me debate dhe intriga mes banorëve ka qenë java e tetë e show-t “Big Brother 7”. Në gjysëm të rrugës së tyre drejt finales, të gjithë banorët kanë vënë në lojë gjithçka; kanë braktisur
Një spektakël i mbushur me debate dhe intriga mes banorëve ka qenë java e tetë e show-t “Big Brother 7”. Në gjysëm të rrugës së tyre drejt finales, të gjithë banorët kanë vënë në lojë gjithcka; kanë braktisur shoqëritë… aleancat, madje dhe martesa lihet mënjanë për çmimin e madh 100 milionë. Duket se në gjysëm të rrugës drejt finales, banorët mendojnë për koston e të qëndruarit në shtëpi, duke përdor çdo armë që kanë në duar. Në këtë edicion duket se situatat e pasuara njëra pas tjerës janë një surprise për publikun por dhe për banorët brenda shtëpisë së “BB”-së. Nga një diskutim i thjeshtë lindi një debat i madh, ku u përfshinë thuajse të gjithë banorët. Kështu nisi dhe nata e mbrëmshme e spektaklit “BB7” ku në fokus të këtij debate kanë qenë fyrjet që ka bërë Juliana kundrejt Matildës dhe Jonës, si dhe thashethemet kundrejt njëri-tjetrit duke zbuluar lojën e gjithsecilit. Ndërkaq, loja e Arditit dhe marrëdhënia e tij me vajzat ka marrë drejtim, në anën tjetër shfaqen dhe xhelozit e vajzave, sidomos e Jonës dhe Julianës për djalin shkodran. Veç ndodhive brenda shtëpive,surprizë ishte dhe dalja e Donaldit nga shtëpia e “BB7” dhe imuniteti i Meridianit dhe Visarit. Donaldi, një nga konkurentët që hyri vetëm tri javë më parë në “Big Brother”, është larguar me dëshirën e tij nga lufta për çmimin e madh të spektaklit.
Donaldi, banori që la me dëshirë shtëpinë e Big BrotherMbrëmë, Donaldi banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother” ka braktisur lojën për të dal jashtë me dëshirën e tij. Pas mbërritjes në studio, Arbana e pyeti më gjatë për vendimin e tij, ku vetë Donaldi pranoi se i mungoi shumë jeta jashtë, por sidomos gjallëria dhe zhurmat. Ai pranoi se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do ishte pjesë e këtij formati dhe nuk e gjeti aspak veten brenda këtij formati.
Xhuli penalizohet, nuk lejohet në dhomat e gjumit Arbana komunikon dënimin e Julianës: “Ajo nuk duhet të flejë dhe as të hyjë në dhomat e gjumit, por do të flejë në sallon”, Arbana u kërkon banorëve të respektojnë rregulloren, për mospërdorimin e fjalëve të pista. Arbana pyet opinionistin për sherrin e vajzave. Armandi shprehet se e kupton sjelljen e Julianës, pasi tregoi se reagoi me sinqeritet. Opinionisti mendon se Matilda ka xhelozi të akumuluara më parë dhe shprehet se ajo nuk është aq xheloze sa sillet, pasi e njeh kapacitetin e burrit të saj. Ai thotë se Jona dhe Matilda e provokuan shumë Julianën. Opinionisti shprehet se mund të ishte dënuar edhe Jona, për të mos folur, ashtu si edhe Valeri.
Viola: “Jona dhe Arditi, personat më fallco”Polakja, vajza e cila u bë pjesë e spektaklit “Big Brother 7” ka reaguar pas daljes nga shoë për banorët që janë brenda shtëpisë. Pas rrëfimit sesi ka qenë javë e parë jashtë shtëpisë, Viola thase nuk ka pasur kohë të reflektojë për gabimet, që çuan në daljen e saj nga shtëpia. Pas klipit me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në shtëpi, Viola tha se dy personat që nuk pëlqen është Jona e Arditi. Viola i tha Jonës dhe Arditit me ironi se i ka shumë qejf. Ajo akuzon Jonën se ka folur keq mbrapa krahëve të saj, pasi kur ka dalë nga shtëpia i ka dëgjuar të gjitha. Jona çuditet nga fjalët e saj, duke i thënë se kujtonte se ishin sqaruar bashkë, por megjithatë e fton të sqarohen jashtë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
23/4
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31
-
‘Ndahen rrugët’ e protestuesve, një pjesë mblidhen te Bashkia e Tiranës
7 Tetor, 19:31