Bilal Kola emërohet në krye të
Institutit të Ish-të Përndjekurve

Bilal Kola emërohet në krye të<br />Institutit të Ish-të Përndjekurve
TIRANE- Në krye të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë tashmë do të jetë Bilal Kola, i cili zëvendëson në detyrë Bedri Blloshmi, i cili u largua nga detyra një ditë më parë. Emërimi i Kolës është bërë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
 
Kush është Bilal Kola
 
Bilal Kola ka lindur në internim në vitin 1972, në fshatin Plug të Lushnjës, ku edhe ka jetuar deri në moshën 18 vjeçare. Prej vitesh ai është angazhuar gjithmonë në mbrojtjen e kauzës së ish të përndjekurve politikë. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin South Bank, në Londër, dhe në vitin 2011 ka marrë titullin Doktor Shkencash nga Universiteti Ndërkombëtar Montgomery, SHBA. Gjithashtu, ai zotëron një Master në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare nga Universiteti Metropolitan i Londrës, si dhe një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare të Aviacionit.
 
Kola ka një eksperiencë të gjatë 15 vjeçare si jurist në Shqipëri, Angli dhe Kanada. Nga viti 2001-2004, ai ka kryesuar Grupin Ndër-Ministerial të Punës për përafrimin e legjislacionit tregtar shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Nga viti 2009 e në vazhdim është administrator i studios “K&H Law Firm”, e specializuar në ofrimin e konsulencës për disa shoqëri tregtare vendase dhe të huaja.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë