Bilanc lufte në Maqedoni, 102 të
plagosur nga përleshja në KuvendFOTO/Dhunohet Sela/
FOTO/ Si shpëtoi Talat XhaferriPolicia lejoi dhunuesit.Gjithë videot
Ivanov:Mbledhje urgjente me partite

Bilanc lufte në Maqedoni, 102 të<br />plagosur nga përleshja në KuvendFOTO/Dhunohet Sela/<br />FOTO/ Si shpëtoi Talat XhaferriPolicia lejoi dhunuesit.Gjithë videot<br />Ivanov:Mbledhje urgjente me partite
SHKUP-Ministria e Brendshme e Maqedonisë përmes një komunikate ka deklaruar se gjendja në Kuvend është normalizuar pas rrethimit të tij duke rikthyer rendin dhe qetësinë pas dhunës.
 
Sipas deklaratës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.
 
Gjithashtu, në kazermën në Gjorçe Petrov ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.
 
Ministria e Brendshme bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.
 
Dje, pasi u zgjodh kryetar Kuvendi Talat Xhaferri shpërtheu dhuna, protestuesit u futën në ambientet e sallës së legjislativit duke dhunuar liderin e opozitës Zoran Zaev dhe kryetarin e partisë shqiptare Sela, ndërsa nuk kanë shpëtuar nga përplasja edhe deputetët e tjerë.
 
Policia ndërhyri me vonesë, ndërsa ngjarja u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

Zhvillimet nga Maqedonia

MPB: 8 persona të arrestuar për dhunën në Kuvend

Pas kaosit të krijuar ditën e djeshme në Parlamentin maqedonas policia ka arrestuar 8 persona .Ministria e Brendshme paralajmëron përforcim të masave. Gjendja sot në Kuvend është paraqitur e qetë ndëra protestuesit kanë ngitur tenda para godinës
 

Ora 10:35 Nishani dënon dhunë në Shkup: Rrezikohet stabiliteti në Ballkan
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një deklarate shprehet se ka ndjekur me shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit me origjinë shqiptare, Talat Xhaferri.

Ora 10:20 Muhamed Zekiri: Tani duhet qeveria e re
Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një lidhje telefonike për Report Tv theksoi se tani duhet që të krijohet qeveria e re, pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.
 
"Situata sot është e qetë, shpresoj që shumë shpejt të zgjedhim edhe qeverinë e re në Maqedoni.
 
Nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të reja parlamentare, duhet të formohet qeveria dhe aspirata është integrimi"
tha ai.
 
Ai mohoi se konflikti mund të kthehet ndëretnik në Maqedoni. 

Ora 10:10 Xhaferi: Fajtorë Gruevski dhe Presidenti, javës tjetër qeveria
Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme në një lidhje telefonike për Report Tv dënoi dhunën, ndërsa fajësoi Presidentin dhe partinë e Gruevskit.

Ora 08:50 'BESA': Askush nuk është i sigurt për jetën e tij
Lëvizja Besa e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, e veçmas shqiptarëve, që të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në nëpër sheshe dhe rrugë frekuentuese të Shkupit dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme që bëhen nga skenarë tashmë të njohur.

Duke besuar se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të arsyeshme, sepse një gabim sot mund të kushtojë shumë nesër
”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
 
Ora 08:45 Foto që trondit të gjithë, polici përshëndet dhunuesin

Ora 08:40 FOTO/ Si u evakuua Talat Xhaferri
Zgjedhja e Talat Xhaferrit në krye të Kuvendit të Maqedonisë solli dhunën dhe përplasjen.
 
Por, fatmirësisht Xhaferri i ka shpëtuar dhunës, pasi është larguar me shpejtësi me një makinë të policisë.
 
Në Maqedoni dje ka qenë një gjendje lufte, pasi protestuesit pushtuan parlamentin.

Ora 08:35 Mediat ndërkombëtare: Dhuna në Maqedoni, pasojë e krizës politike
Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se aktet kriminale të Kumanovës, përveçse kanë alarmuar Maqedoninë, kanë rritur edhe shqetësimin për destabilitet në rajonin e Ballkanit.
 
Skenari i një krize të madhe në Maqedoni ishte parashikuar deri diku nga “New York Times”, e cila i ka dhënë tepër peshë edhe më herët aferës së përgjimeve.

Ora 08:30 Pandeli Majko: Luftë për pushtet midis maqedonasve.
"Në Maqedoni ka shpërthyer dhuna në dukje antishqiptare… Kjo është luftë për pushtet midis maqedonasve.
 
Shqiptarët e Maqedonisë kanë inteligjencën të mos përfshihen në një përplasje ku parrulla dhe qëllimi janë të ndryshme…" kwshtu shprehet Pandeli Majko.

Ora 08:15 Princi Leka: Shqiptarë, nuk jeni vetëm
Rreth ngjarjeve ka komentuar edhe Princ Leka, ai ka shprehur shqetësim për ngjarjet të cilat kanë ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë.
 
Në postimin e tij ai i uron shërim sa më të shpejtë deputetit shqiptar Zijadin Sela, duke i rikujtuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë vetëm.
 
Ora 08:00 Huliganët që shkaktuan dhunën ngrenë çadrat para parlamentit
Pas dhunës së ushtruar mbi deputetët dhe gazetarët, protestuesit “Për Maqedoninë e Bashkuar”, kanë ngritur tenda dhe çadra përpara parlamentit maqedonas duke thënë se ata do të rezistojnë deri në fund.

Të gjitha lajmet çfarë ndodhi dje në Maqedoni

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën