Bilanc më i rëndë se lufta/ SHBA: Arrin në 700 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Bilanc më i rëndë se lufta/ SHBA: Arrin në 700 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Moment testimi per COVID në SHBA

SHBA-Numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 ka arritur në 700,000, një shifër e zymtë ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Delta dhe refuzimi i miliona amerikanëve për t'u vaksinuar. 100,000 vdekjet e fundit u regjistruan vetëm në 3 muaj e gjysëm dhe ndodhën në një kohë kur vaksinat ishin në dispozicion për cilindo mbi moshën 12 vjeç që i dëshironte ato.

Kjo është shumë zhgënjyese për mjekët, zyrtarët e shëndetit publik dhe publikun amerikan, sepse vaksinimet parandalojnë në pjesën më të madhe vdekjet, shtrimet në spital dhe sëmundjet e rënda. Florida ka pësuar deri tani numrin më të madh të vdekjeve nga çdo shtet gjatë kësaj periudhe, me 17,000 banorë të saj që kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit. Teksasi ishte i dyti me 13,000 vdekje. Të dy shtetet përbëjnë 15% të popullsisë së vendit, por kanë pasur më shumë se 30% të vdekjeve në shkallë vendi që pasi numri i vdekjeve kapërceu shifrën 600,000.

Dr. David Dowdy, një epidemiolog i sëmundjeve infektive në Fakultetin e Shëndetit Publik Bloomberg të Universitetit Johns Hopkins, i cili ka analizuar të dhënat publike të shteteve, tha se është e sigurt se të paktën 70,000 nga 100,000 vdekjet e fundit ishin mes të pavaksinuarve. Dhe nga ata të vaksinuar që vdiqën me infeksione të rënda, shumica e morën virusin nga një person i pavaksinuar, tha ai.

"Nëse do të kishim qenë më efektivë në vaksinim, atëherë mendoj se mund të themi se mund të kishim parandaluar 90% të atyre vdekjeve," që nga mesi i qershorit, tha Dr. Dowdy.

Pothuajse 65% e amerikanëve kanë bërë të paktën një dozë vaksine, ndërsa rreth 56% janë plotësisht të vaksinuar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Por miliona njerëz ose refuzojnë ose nuk janë ende të bindur për shkak të frikës, disinformimeve dhe bindjeve politike. Punonjësit e kujdesit shëndetësor raportojnë se janë kërcënuar nga pacientë dhe anëtarët e komunitetit që nuk besojnë se COVID-19 është e vërtetë./ VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale