Rrugët e vendit janë përgjakur sërish kjo për shkak të ngjarjeve rrugore të regjistruara në muajin Gusht. Kështu në 13 ditët e para të këtij muaji në të gjithë vendin janë regjistruar 73 aksidente ku fatkeqësisht janë shënuar 15 viktima.
Shkak për regjistrimin e këtyre shifrave është bërë sërish sjellja e papërgjegjshme e shoferëve që pavarësisht kontrolleve të shtuara nga ana e policisë rrugore vijojnë të mos respektojnë normat e sjelljes në rrugë.
Kjo tablo e rëndë vjen në një kohë kur masat ndëshkuese nga ana e uniformave blu janë shtuar sidomos për shkelje, si parakalimet e gabuara dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Kështu vetëm nga kontrollet e ushtruara këtë të enjte në gjithë vendin u ndëshkuan 561 shoferë për parakalime të gabuara, 479 për përdorim të celularit dhe 235 për mos vendosje të rripit të sigurimit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Më problematike situata paraqitet në zonat bregdetare dhe akset lidhëse me to ku sipas policisë lëvizja e automjeteve është e shtuar kjo edhe për shkak të turistëve që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.
Ndërkohë problem shqetësues vijon të mbetet konsumimi i alkoolit nga ana e shoferëve që gjatë sezonit veror ka një tendencë në rritje, shkelje kjo që ka çuar në pranga një numër të lartë drejtuesish automjetesh.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po shuhet ky popull 51 viktima termeti te tjeret po humbasin jeten sa nga aksidentet rrugore nga vrasjet e tani se fundmi nga koronavirusi Covid-19
Përgjigju