TIRANE - Njëzet e shtatë miliardë lekë më shumë janë arkëtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë vitit 2015, krahasuar me arkëtimet e 2013-ës. Në një bilanc të të dhënave për vitin 2015, OSHEE konstaton rritje të arkëtimeve dhe ulje rekord të humbjeve, në masën 31.3 %.
Për vitin 2015 janë arkëtuar në total 65,7 miliard lekësh ndërsa në vitin 2014 ishin arkëtuar 49,7 miliard lekë dhe në vitin 2013 vetëm 38,3 miliard.
Niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31.3%. Një vit më parë ato ishin 37.8% ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45%.
" Në vitin 2013 rezultati financiar ishte negativ 27 miliard lekë ndërsa në vitin 2014 negativ 4,5 miliard lekë. Nga të dhënat paraprake, bilanci i OSHEE për vitin 2015 del pozitiv me 14,9 miliard lekë. Lidhjet e reja, si një tjetër tregues i rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike u rritën me 34% në raport me një vit më parë ndërsa u instaluan 34 mijë matësa", thuhet në një njoftim zyrtar të OSHEE-së.
Ky rezultat financiar pozitiv i ka krijuar mundësinë OSHEE-së që të rrisë inevstimet për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Investimet për vitin 2016 planifikohen të jenë 12 miliardë lekë.
"Gjatë vitit 2015 investimet ishin 7.5 miliardë lekë me fonde të OSHEE, lekë për kryerjen e investimeve ndërsa gjatë vitit 2016 me fondet e OSHEE por dhe ato të projektet të Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjetik planifikohet të investohen deri në 12 miliardë lekë (7.7 miliardë nga OSHEE dhe pjesa tjetër nga donatori), - theksohet në njoftimin e OSHEE.
OSHEE sqaron se në shifrën e totalit të arkëtimeve për të tre vitet e marra në krahasim përfshihen të ardhurat nga shitja e energjisë, nga kamatëvonesat, nga lidhjet e reja, të ardhura të tjera në llogaritë bankare përfshirë dhe TVSH.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09