Një bilanc i rëndë është regjistruar në 4 aksidente të ndodhura gjatë pasdites në Tiranë, Fier, Korçë e Krujë.
Në Tiranë një person mbeti i plagosur rëndë në rrugën “Hoxha Tahsin”, ku një automjet ka përplasur drejtuesin e një motori, i cili përfundoi në spital.
Në Fier, tek Kthesa e Patosit, një Benz u përplas me një Ford dhe si pasojë janë plagosur dy drejtuesin e mjeteve dhe 3 pasagjerë.
Më herët në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një adoleshent mbeti I plagosur pasi motomjeti që drejtonte u përplas nga një automjet.
Ndërkaq, në Nikël të Krujës një 23-vjeçar përplasi për vdekje një 77-vjeçar, I cili ndërroi jetë në vendin e aksidentit.
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Patos, në zonën e quajtur "Kthesa e Patosit".
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjeti tip "Ford Focus" me targa "AB 864 DM" dhe automjeti tip "Benz" me targa "AB 500 EU".
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, drejtuesi i "Benz" i identifikuar me inicialet G.G., 20 vjeç, drejtuesi i "Ford Focus" i identifikuar me inicialet T. Rr., si dhe tre pasagjerët në këtë automjet, të identifikuar me inicialet I.Rr., Sh.Rr. dhe L.Rr., të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut.
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje (19 nëntor) në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Hoxha Tahsim", ku një mjet ka përplasur një motor. Siç shihet edhe nga pamjet që Report Tv sjell, motori është bërë copash nga përplasja.
Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Nikël të Krujës, ku një automjet ka përplasur një 77-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shoferi i automjetit tip “Audi”, i cili aksidentoi për vdekje të moshuarin, është 23-vjeçari i identifikuar me inicialet E.K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Veliternë, ku dy 17-vjeçarë janë përplasur nga një automjet tip “Ford”, teksa po qarkullonin me një motor.
17-vjeçari i identifikuar me inicialet F.M., i cili ishte drejtues i motorit dhe pasagjeri i tij, po ashtu një 17-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.K., janë transportuar drejtë spitalit të Korçës.
Policia njofton se me drejtuesin e automjetit, të identifikuar me inicialet B.J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
siguria ne rruge pertoke,,te na rroje edi rama..te na rroje partia...
Përgjigju