Korçë/ Automjeti përplas dy të mitur që po lëviznin me motor

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Veliternë, ku dy 17-vjeçarë janë përplasur nga një automjet tip “Ford”, teksa po qarkullonin me një motor.

17-vjeçari i identifikuar me inicialet F.M., i cili ishte drejtues i motorit dhe pasagjeri i tij, po ashtu një 17-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.K., janë transportuar drejtë spitalit të Korçës.

Policia njofton se me drejtuesin e automjetit, të identifikuar me inicialet B.J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Bilanci/ 4 aksidente në vend, 8 të plagosur në Fier, Tiranë e Korçë! Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë


K.M/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumirë Ismail Kadare! Sot homazhet dhe ceremonia shtetërore për kolosin e letërsisë shqiptare! Shqipëria dhe Kosova në zi

Lamtumirë Ismail Kadare! Sot homazhet dhe ceremonia shtetërore për kolosin e letërsisë shqiptare! Shqipëria dhe Kosova në zi